Fansave ju ka shpëtuar, por Jennifer Aniston paska një ves që e kemi dëgjuar në çdo seri të ‘Friends’

Mediale Vip

Fansave ju ka shpëtuar, por Jennifer Aniston paska një ves që e kemi dëgjuar në çdo seri të ‘Friends’

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 08:21
Jennifer Aniston

‘Friends’ është padyshim seriali më i famshëm i Jennifer Aniston dhe pikërisht aty një përdorues i ‘TikTok’ ka arritur të kapë një ves të aktores që i ka habitur shumë fansat.

Djali në fjalë ka realizuar një montazh me video të Aniston, ku ajo shfaqet duke u kollitur në shumë seri para disa frazave të caktuara.

Një pjesë e mirë e fansave janë habitur dhe po mundohen ta shpjegojnë këtë situatë, por ende nuk ka një përgjigje.

Shumë mendojnë se është kollë e mbetur nga konsumi i cigares, ndërsa të tjerë thonë se ky është një lloj ‘tiku vokal’ që Aniston ka.

Të jetë ky një ves, apo të jetë pjesë e rolit të saj? Përgjigjen ende nuk e dimë, por me bindje mund të themi që aktorja i ka bërë fansat e fiksuar pas seralit të shtangin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat