Gjejeni sa vjeç mbush? Bashkëshorti i bën dedikimin emocionues “Bihter-it” për ditëlindje

Mediale Vip

Gjejeni sa vjeç mbush? Bashkëshorti i bën dedikimin emocionues “Bihter-it” për ditëlindje

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 14:05
Beren Sat

Beren Sat është një ndër aktoret më të famshme të telenovelave turke. Ajo numëron shumë role në botën e kinmatografisë, por njihet veçanërisht nga teleshikuesit me rolin e saj si “Bihter” në serialin turk “Dashuri e ndaluar”.

Ajo mbush sot 37-vjeç dhe kjo ditëlindje e gjeti të plotësuar, si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë personale, ku po shijon prej vitesh martesën e saj me këngëtarin e njohur turk, Kenan Dogulu.

Në ditëlindjen e aktores, nuk kishte si të mungonte urimi i këngëtarit, i cili i dedikoi asaj fjalë mjaft emocionuese. Kenan ndau me ndjekësit e tij në Instagram dhjetë foto të tyre së bashku, duke fillluar nga dasma e deri tek udhëtimet.

“Të dua drita e syve të mi! Sa i lumtur jam që ke lindur dhe që rrugët tona u kryqëzuan. Pavarësisht sa e vështirë është jeta, ne së bashku e kthejmë në festë. Shpirti jot i bukur le të jetë gjithmonë i lumtur dhe i qetë”, shkroi Kenan bashkëngjitur fotove.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Kenan dhe Bihter, kohë më parë ka qenë pak e komplikuar pasi ndarjet mes tyre ishin të shpeshta. Duket se sot ato po e shijojnë në maksimum martesën e tyre dhe kanë kuptuar që nuk  bëjnë dot pa njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat