Billie Eilish flet për shëndetin mendor: Asnjëherë nuk besova se mund të arrijë deri në këtë moshë

Mediale Vip

Billie Eilish flet për shëndetin mendor: Asnjëherë nuk besova se mund të arrijë deri në këtë moshë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:15
Billie Eilish

Billie Eilish është ndër këngëtaret, pothuajse më të reja, në industrinë muzikore, që po korrë sukses të madh.

Vetëm në moshën 18-vjeçare, ajo ka arritur që të jetë e nominuar në gjashtë kategori në ‘Grammy’, duke fituar katër prej tyre, shkruan Daily Mail.

Në një dokumentar të ri, gjatë ditës së sotme (e premte), artistja është shfaqur për të diskutuar rreth shëndetit mendor.

Edhe para se të merrej me muzikë, Billie kishte problem të shumta, ndërsa kishte menduar edhe të vetëvritet.

“Shikoj në turmën e njerëzve, shoh që çdo person po kalon në diçka, dhe un kam ndonëse të njëjtin problem”, u shpreh ajo.

Derisa tregonte për kohën kur kishte depresion, ajo u shpreh se nuk besoi asnjëherë që do të arrinte deri në këtë moshë.

Sipas saj, rreth moshës 13-16 vjeç nuk kishte qenë e lumtur, ndërsa tani gëzon famë dhe pasuri të mjaftueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat