Bebe Rexha zbulon fobinë e madhe, atë e ka edhe shumëkush nga ne

Mediale Vip

Bebe Rexha zbulon fobinë e madhe, atë e ka edhe shumëkush nga ne

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:04
Bebe Rexha

Bebe Rexha thotë se e urren të udhëtojë me avion.

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zbuluar diçka që nuk dinim për të.

Ani pse është shumë shpesh në udhëtime nëpër vende të ndryshme si për pushime, ashtu edhe për profesion, Bebe urren aeroplanin.

Këtë gjë e zbuloi teksa shpërndau një postim ku thuhet “Kur jam në aeroplan, nuk më duket asgjë qesharake derisa të zbresim”.

“Kjo jam unë. E urrej fluturimin”, shkruan këngëtarja.

Image

Kujtojmë se Bebe Rexha së fundi ka pozuar për numrin e ri të “L’Officiel Italia”, ku erdhi shumë joshëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat