Finemi i rikthehet sherrit të shumëpërfolur me Don Xhonin dhe tregon të vërtetën e tij

Mediale Vip

Finemi i rikthehet sherrit të shumëpërfolur me Don Xhonin dhe tregon të vërtetën e tij

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 06:52
Don Xhoni, Finemi

Pak ditë më parë në rrjete sociale u shpërnda me shpejtësi një video, në të cilën shiheshin një grup djemsh duke rrahuar një djalë tjetër që ndodhej vetëm brenda një makine. Në fillim u tha se protagonistët në video ishin dy reperët e njohur shqiptarë, Don Xhoni dhe Finem. Mirëpo reagimi nga Don Xhoni ishte i menjëhershëm. Ai i hodhi poshtë të gjitha aludimet dhe u shpreh se nuk ishte ai në atë video dhe se gjithë këtë e ka bërë Finemi për vëmendje. Madje Don Xhoni i bëri thirrje Finemit që të shkonte në Kosovë, nëse donte të përballej realisht me të.

Ndërsa Finemi u shpreh se nuk e dinte ekzistencën e asaj video dhe me ironi tha se nuk e mban mend se sa veta rreh në ditë. Më vonë u zbulua se djali që Finemi rrihte në video bashkë me grupin e tij ishte një këngëtar i ri i quajtur Santi. Këtë gjë e pranoi vetë Santi në rrjete sociale dhe rrëfeu se videoja ishte bërë 3 muaj më parë dhe se e kishte mbyllur si çështje me Finemin. Ndër të tjera këngëtari tha se Finemi e ka shpërndarë vetë videon për të marrë pak vëmendje nga fama e madhe e Don Xhonit dhe se ai do e ndjekë penalisht reperin.

Nga ana tjetër Finem ka folur sërish në lidhje me këtë ngjarje në një intervistë për “Prive”. Ai tha se kjo histori është zmadhuar shumë dhe shtoi se asnjë nga personat e përmendur, duke nënkuptuar Don Xhonin, nuk ishin pjesë e videos. Reperi shtoi se ka lënë pas natyrën problematike dhe se shumë debate i kanë ngelur adoleshencës.

“Disa debate na kanë ngelur që në adoleshencë, por jemi munduar t’i shmangim. Përsa i përket asaj videos nuk e mora vesh pse u bë e madhe. Nuk është faji i mediave që duan të bëjnë lajm me emrin e dikujt, siç përdorin emrin tim. Kam reaguar pak fare në Instagram, dola live. S’doja fare të reagoja. Kemi të bëjmë me një video  që s’ka lidhje fare me asnjë nga sa është përmendur”, tha Finemi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat