Kriset miqësia mes Jasminës dhe Sarës, vajzat hedhin akuza të forta për njëra-tjetrën

Mediale Vip

Kriset miqësia mes Jasminës dhe Sarës, vajzat hedhin akuza të forta për njëra-tjetrën

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 07:34
Jasmina, Sara

Takimi i sotëm mes Andit dhe Sarës shkaktoi debat të madh në studio. Ky takim nuk u prit fare mirë nga Jasmina, vajza me të cilën Andi pati një takim shumë romantik dhe madje shkëmbeu disa puthje në buzë të dielën e javës së shkuar. Edhe në takimin me Sarën, Andi u shfaq shumë i afërt duke e ngritur në krahë dhe puthur në qafë.

Jasmina u ndje shumë e zhgënjyer nga ky takim dhe sulmoi si Andin po ashtu edhe Sarën. Ajo tha se e ka respektuar Andin deri në fund dhe se ai duhej të bënte të njëjtën gjë, ose ndryshe t’i thoshte që ata nuk do e vazhdojnë njohjen më tej bashkë. Ndërsa për Sarën, që e ka cilësuar si një nga mikeshat e saj, ajo tha se nuk mund të ketë shoqëri me të për sa kohë flirton me djalin që vetë ajo ka qejf.

“Të vinte të thoshte që në fillim “gocë e dashur e kam qejf”, po jo këto “shkoni shumë bashkë”, këto prapaskenat e shoqeve të ngushta. Nuk rri unë me një femër, ta cilësoj atë shoqe, nuk rri unë tërë ditën me atë, dal, rri këtu në prova, të iki të ha jashtë dhe në fund fare ta shoh me çunin që kam qejf “, u shpreh Jasmina e zhgënjyer.

Mirëpo dhe Sara i është kthyer keq dhe ka zbuluar se në prapaskenë Jasmina ndërrohet në të njëjtën dhomë me Atdheun.

“E kemi përmendur në formë batute që “nëse nuk e merr ti Jasminën për grua do e marr unë”. Dhe sa për çështje respekti, nuk futem unë në dhoma ndërrimi me çuna që puthen shoqet e mia”, tha Sara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat