Bënte video LIVE në Instagram: Minutat e fundit të jetës së 33 vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Rrugën e Kombit

Mediale Vip

Bënte video LIVE në Instagram: Minutat e fundit të jetës së 33 vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Rrugën e Kombit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 08:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Armando Gjoka, 33-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e sotme një një aksident në Rrugën e Kombit po udhëtonte me 140 km/orë.

Vetëm pak para se aksidenti tragjik t’i merrte jetën, i riu është futur drejtëpërdrejt në rrjetet sociale, ku shihet duke ecur me një shpejtësi marramendëse, ndërkohë që nuk mungon muzika në sfond.

I riu në atmosferën e muzikës popullore po kthehej nga Kukësi deri në momentin që traileri ka përplasur automjetin e tij tip ‘BMW’ , ku si pasojë Gjoka ka mbetur i vdekur në vend.

 

Aksidenti i trefishtë ka ndodhur pak orë më parë në Rrugën e Kombit, kryesisht në Rrëshen, ku për pasojë ka humbur jetën dhe 33-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat