Kënga e re e Ava Max renditet e para në listën e klipeve të momentit, e teta më e dëgjuar në Apple Music

Mediale Vip

Kënga e re e Ava Max renditet e para në listën e klipeve të momentit, e teta më e dëgjuar në Apple Music

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:06
Ava Max

Ava Max po shijon sukseset e para të këngës së re.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka pak ditë që e publikoi projektin e ri muzikor.

“My head and heart”, titullohet projekti i ri muzikor, të cilin Ava Max e solli të vizualizuar edhe me klip.

Projekti ishte më i suksesshmi i albumit të ri, ndërsa edhe pas lansimit të klipit filluan sukseset e reja të “My head and my heart”.

Përmes një postimi, Ava Max bëri të ditur se kënga në fjalë është renditur e para në kategorinë e videoklipeve.

Image

Ndërsa, në nivel global, kënga është e teta në listën e këngëve më të dëgjuara të momentit në Apple Music.

Videoklipi i ri i Ava Max ka marrë 1 milion klikime në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat