Vullnet Sefaja i grupit Marigona rrëfen momentet e vështira kur përjetoi sulm në zemër

Mediale Vip

Vullnet Sefaja i grupit Marigona rrëfen momentet e vështira kur përjetoi sulm në zemër

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:53
Vullnet Sefaja

Frontmeni i grupit “Marigona”, Vullnet Sefaja, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e përjavshme të emisionit “Prive”.

Ai ka kujtuar pesë datat më të paharrueshme në jetën e tij, ku ndër të tjerash ka cekur datën 23 dhjetor të vitit të kaluar.

Në këtë datë, Vullneti pësoi sulm në zemër dhe u detyrua t’i nënshtrohej një operimi urgjent.

“Fati që e kam pasur shokun në zyre, Lindritin, edhe i thash nuk jam mirë dua të shkoj te mjeku. Normalisht, Sikur secili shok kur është aty edhe nuk e bënë të madhe edhe thotë: ‘Hajt se s’ke asgjë’. Unë u qova, u fala, se e kisha kohën me u fal, edhe kur u ktheva në zyre ndjeva një djersitje shumë të madhe edhe një dhimbje shumë të madhe në gjoks, e vërejti edhe ai, edhe e mora xhupin në veturë, kam shkuar me këmbë të mija në spital edhe aty mora vesh që unë përjetova një sulm në zemër”, ka nisur rrëfimin solisti i grupit “Marigona”.

I njëjti ka vazhduar se me të mësuar që gjendja e tij ishte serioze, ai ua la në dorë mjekëve që të bënin zgjedhjen më të mirë të mundshme për të.

“Bëra koronarografinë, më tha që ‘ty nuk të kryen punë as një stendë, as pesë stenda, as 10 stenda, edhe ty duhet me të bo bypass’. Edhe për mu ai moment ka qenë sikur mu kanë ndalur të gjitha dritat në sekond. E përjetova një shok të madhe sepse s’mundesha ta besoj që jam ai që ka me më ndodh. Edhe normalisht i pritëm kardokirugët. Unë në princip jam shumë optimist në jetë, edhe me pas një problem nuk e bëj shumë të madhe, jam shumë i fort deri sa të përfundon problemi. Normalisht, ata filluan të ma shpjegojnë dhe unë i ndërpreva, iu thash: ‘Unë punën time e përfundova, erdha deri këtu, tash e mbas është puna e juaj, kështu që mos më tregoni se çka kemi bërë as asgjë, prapë ka dashur Zoti mbas një operimi prej rreth pesë orë e gjysmë ose gjashtë, unë jam sot shumë mirë, e gëzoj një shëndet shumë të mirë, kam një zemër të re”, ka thënë Sefaja.

Tutje, ai e ka quajtur këtë ngjarje si një “rilindje të tij” apo një mundësi të tretë, duke e cekur datën e lindjes si mundësi të parë datën e lindjes dhe atë të dytën, mbijetesën pas luftës së fundit në Kosovë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat