Blogerja shqiptare jep lajmin e ëmbël: Jam shtatzënë

Mediale Vip

Blogerja shqiptare jep lajmin e ëmbël: Jam shtatzënë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 06:23
Familja Muriqi

Vjosa Muriqi, blogerja bukuroshe shqiptare ka ndarë një lajm shumë të ëmbël me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë.

Vjosa ka shpërndarë në rrjete sociale disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe mund të themi se duket më bukur se asnjëherë.

 “Jam shtatzënë! Faleminderit Zot se na gëzove-familja jonë po shtohet”, ka shkruar bukuroshja krahas fotove.

Vjosa Muriqi është nënë e dy vajzave. Vogëlushet quhen Dea dhe Parajsa, të cilat janë bërë të njohura gjithashtu për publikun, pasi blogerja nuk ngurron që t’i publikojë ato në rrjete sociale.

Shpeshherë ajo ka qenë e ftuar në programe televizive ku ka treguar detaje nga jeta e saj private. Kohë më parë, e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Vjosa zbuloi se ka një raport të shkëlqyer me të vjehrrën dhe nga ajo merr këshilla se si të kujdeset për dy vajzat e vogla, Dean dhe Parajsën. Vjosa thotë se i ka shumë “bezdi” medikamentet dhe kur vajzat sëmurën pyet të vjehrrën se si mund të trajtojë të bijat me mjekime alternative.

”Gjithmonë kur vajzat janë të sëmura unë thërras vjehrrën dhe ajo më jep disa këshilla shtëpiake që të më shëroj fëmijët sa më parë, por jo me medikamente”, tregonte Vjosa Muriqi.

Image
Vjosa Muriqi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat