Prek zemrat e të gjithëve, Azet kujton babanë e ndjerë me foto nga fëmijëria

Mediale Vip

Prek zemrat e të gjithëve, Azet kujton babanë e ndjerë me foto nga fëmijëria

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 06:26
Azet me babain e tij

Para dy vitesh reperi i njohur shqiptar, Azet humbi babanë. Pas kësaj ndodhie, ai ndëpreu çdo aktivitet muzikor dhe ato në rrjete sociale. Megjithatë, ai u rikthye sërish me projekte të reja muzikore.

Reperi i famshëm në Gjermani, publikoi sonte në rrjetin e tij social Instagram një foto nga fëmijëria me të atin. Një kujtim ky që përcjell mjaft emocion ku duken mjaft të lumtur, ndërkohë që Azet i dhuron një puthje babasë teksa ai e mbante në krahë. Vihet re se kjo është e vetmja foto që reperi ka mbajtur në Instagram, bashkangjitur së cilës shkruan emrin e të atit: ‘ISUF MUSA’ dhe e shoqëron me emojin “botë”.

Nuk është hera e parë që Azet hap arivat dhe ndan me ndjekësit e tij foto me të atin. Para disa kohësh ai tregoi se vdekja e të atit i dha një tjetër rrjedhë jetës së Azet, duke prekur dhe zemrat e fansave të tij të zjarrtë.

Kujtojmë se lajmin për humbjen e të atit, Azet e bëri përmes një postimi në Instagram me fotografinë e babait ku Azet u shpreh se babai i tij e ka bërë të ndihet krenar gjithmonë:

“Faleminderit shum Bab, që deri sot ishe me ne. Na ke bërë krenar gjithmonë. Ishalla edhe ne të kemi bërë krenarë”.

Në atë moment të vështirë, Azet bllokoi edhe mundësinë e komenteve në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat