Gaz Paja përlotet nga letra e dërguar nga djali i tij

Mediale Vip

Gaz Paja përlotet nga letra e dërguar nga djali i tij

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:05
Gaz Paja

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e djeshme trajtoi historinë e Blerimit i cili falenderoi mikun e ngushtë që dhuroi gjak për t’i shpëtuar të ëmën dhe për t’i shfaqur dashurinë dhe respektin babait në këtë moment kaq të vështirë për të.

Surprizë në këtë puntatë, për babain e Blerimit, ishte edhe aktori i mirënjohur për publikun shqiptar, Gaz Paja. Gazi tepër i prekur nga gjithë kjo histori, i’u bashkua mesazhit të Blerimit që të dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë.

Tashmë është bërë traditë në programin “Dua të të bëj të lumtur” që edhe të ftuarit special surprizohen.

Për aktorin Paja, moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë të veçantë për të, një letër të ndjerë më fjalë zemre nga djali i tij i vogël. “Faleminderit që më ke shpëtuar jetën dhe që ke qenë gjithmonë pranë meje. Ti je babai më i mirë!”,- ishin disa nga fjalët e shkëputura nga letra e djalit të aktorit.

Gazi i përlotur u shpreh se ardhja në jetë e djalit e ka ndryshuar plotësisht mënyrën e jetesës. Në fund të mbrëmjes, Gaz Paja surprizoi babain e Blerimit duke kënduar live një kolazh këngësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat