Xhensila Pere i hedh një goxha thumb moderatores shqiptare

Mediale Vip

Xhensila Pere i hedh një goxha thumb moderatores shqiptare

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:34
Xhensila Pere, Xhesi Muçaj

Xhesi Muçaj ndërpreu në mes rrugëtimin e saj nga emisioni “Dy botë” dhe kjo gjë i habiti jo pak ndjekësit e programit. Pas largimit nga “Rtv Ora”, ajo ju bashkua “Love Story” si gazetare në “Daily Love Story”, por edhe që aty u largua pas disa javësh. Ndërkohë vendin e saj në emisionin “Dy botë” e zuri Xhensila Pere, e cila së fundmi ka hedhur publikisht një thumb për Xhesin.

E ftuar në programin “ExPuls”, ajo u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka se emisionin e kujt do të marrë tashmë, duke ju referuar rastit me Xhesin. Xhensila tha se ajo nuk merr emisione, por janë vetë njerëzit të pazotë që nuk dinë ta mbajnë, duke thumbuar moderatoren. Gjithashtu ajo tregoi se pasi zuri vendin e Xhesit në “Dy botë” kjo e fundit e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram.

“Unë nuk marr emisione, se nëse ka njerëz të pazotë që nuk dinë ta mbajnë nuk është faji im. Po më uroi patjetër, por kishte një formë shumë të çuditshme urimi, më hoqi nga followers-at. Ky ishte urimi, megjithatë e përshëndesim Xhesin, i urojmë shtatzëni të mbarë! Me një çun ishallah, meqë e kemi fiksim ne shqiptarët çunat”, u shpreh Xhensila.

Nuk dihet se si i ka pritur Xhesi këto fjalë, sepse deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim prej saj. Kujtojmë se disa javë më parë moderatorja zbuloi se është në pritje të ëmbël dhe se së shpejti do të bëhet nënë e një djali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat