Vjen nga Filadelfia, gazetarja televizive tregon si la radion për të prezantuar një emision social

Mediale Vip

Vjen nga Filadelfia, gazetarja televizive tregon si la radion për të prezantuar një emision social

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:17
Eva Dori

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar një personazh i njohur i televizionit Eva Dori e cila tashmë jeton në Filadelfia ku ka dhe një emision të vetin. Ajo ka ardhur për të surprizuar njeriun  që e ka shtyrë të bëhej një personazh publik dhe të ishte pjesë e botës së televizionit.

“Sot zgjodha të sjell një personazh pa të cilën unë nuk do isha bërë kurrë gazetare televizive. Atëhere punoja në radio dhe kisha emisionet e mia, në një promovim libri miku im, pedagogu im, unë e përmend gjithmonë pedagogu im shpirtëror  Ilia Tërpini, më takon dhe më thotë Eva ti shkruan shumë bukur, sepse ishte një promovim libri dheunë sapo interpretova një poezi timen aty dhe më tha, ju punoni vetëm në radio, e ke provuar ndonjëherë ekranin?

Ekrani për mua ishte, le të themi një botë e largët, thoja unë i përkas radios, poezisë, pra kamera mua më dukej shumë e frikshme, më pëlqente të isha e fshehur pas mikrofonit të radios, jo se radio është më pak punë, por radio ka më shumë shpirt. Ilia më propozon më thotë jemi duke kërkuar një vajzë për një format televiziv për tema sociale. Temat sociale ishin të gjitha brenda meje sepse i kisha realizuar këto në radio, i them Ilia nuk e di, nuk e besoj se e bëj dot këtë gjë, megjithatë do flasim nëse gjej personazhin, nuk e di…

Nga puna në radio kanë ngelur personazhe të cilët më thoshin mirmëngjes Eva dhe më jepnin atë adrenalinën për të filluar një ditë të bukur. Ishte Kristina, Merita por ishte dhe e magjishmja, ajo të cilën unë e kam sjellë sot. Pasi e mbaroj bisedën me Ilian shkoj tek ajo dhe i them, kam marrë një propozim sot për të punuar në televizion dhe ajo më thotë pse jo. Ja them si lajm dhe Zamira më thotë Eva ti do e bësh këtë emision sepse do të të vij unë e ftuara e parë.  Në ato momente i them jo jo harroje, unë jam shumë mirë në radio, ajo më kap dorën dhe më thotë, unë dua të bëhesh gazetare televizive.

Ajo e shikonte tek unë atë gjë që unë nuk e dija që e kisha. Emisioni ishte në Durrës, udhëtimi nga Tirana për në Durrës ajo më mbante dorën dhe më thoshte do shkojë mirë, në fakt ajo duhet të tregonte historinë e jetës së saj, vend që unë ta inkurajoja, ti thoja do bëjmë një emision shumë të mirë. Me mençurinë dhe fisnikërinë e saj e saj ajo po shkonte drejt një giotine, të tregoje historinë tënde, para një publiku shqiptar, atëherë ishte shumë e vështirë”, ka treguar Eva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat