Ana e “Përputhen”: Kam histori që trondit, por nuk dua të më shohin për gjynah

Mediale Vip

Ana e “Përputhen”: Kam histori që trondit, por nuk dua të më shohin për gjynah

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:33
Ana Lleshi

Ish-konkurrentja e programit në kohën kur ka qenë pjesë e emisionit fliste për një histori që i ka ndodhur në jetën e saj por që nuk e bëri publike asnjëherë.

Së fundi, në programin “E diel” në Top Channel është pyetur për këtë histori.

“Si ka mundësi që të gjithëve ju ke nxjerrë sekrete dhe ti nuk ke thënë asgjë? Hyje në labirintin e të tjerëve, por vetë nuk fole?”, e pyeti ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj.

“I kuptoj, ndoshta pasi edhe vetë kam një të kaluar jo shumë të bukur. Por jam shumë krenare për të shkuarën dhe gocën që jam sot. Kam histori që me të vërtetë trondit, nëse do e thosha pa censurë. E kam përqafuar atë të shkuar, dhe kam nisur të ec para. Nuk e kam thënë ende se ndoshta nuk kam gjetur momentin dhe vendin e duhur. Por me siguri që një ditë do ta bëj, por deri tani nuk jam ndjerë rehat”, ka thënë Ana.

Tutje shtoi: “Nëse ende nuk ua kam besuar as miqve të mi, se e dinë shumë pak njerëz, nuk e kam bërë pasi dua që të njihnin Anën që është sot, nuk kam dashur të më shohin për gjynah. Por të më shohin kështu si jam unë tani, me të mirat dhe të këqijat e mia me historinë do qanin edhe njerëzit që e kanë sharë, e madje do thoshin sa gjynah. Nëse nuk më keni qejf, duhet të keni një arsye, por jo kot. Nuk dua që këto njerëz që nuk më duan, të më kenë qejf për shkak të historisë sime. Ka shumë dhunë dhe rrugë, por jo prostitucion”, përfundoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat