Postimi i Jasminës hutoi fansat e “Përputhen” se a ka të bëjë me Atdheun apo vëllaun e tij binjak

Mediale Vip

Postimi i Jasminës hutoi fansat e “Përputhen” se a ka të bëjë me Atdheun apo vëllaun e tij binjak

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:56
Jasmina dhe Atdheu

Jasmina ka postuar në rrjete sociale së fundmi.

Konkurrentja e përfolur e “Përputhen”, së fundmi ka bërë një postim që u ka bërë kokën lëmsh fansave të emisionit

Fotografia në shikim të parë nuk duket asgjë më tepër veçse një fotografi e zakonshme e Jasminës por që solli reagimin e konkurrentit të “Për’puthen”, Atdheut.

Ky i fundit i shkroi vajzës “anticovidi im”, duke e shoqëruar me një figura me sy me zemra.

Teksa ndjekësit po mendojnë se mund të ketë diçka mes tyre, një tjetër postim i Jasminës ngriti dyshime në lidhje me raportin e saj me të. Një foto jo e Atdheut, por që lidhet drejtpërsëdrejti me të. Më saktë, një fotografi e vëllait të tij binjak.

Krahas kësaj fotografi, Jasmina shkroi:

“Shpirti i shpirtit tim”.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat