Publikohen pamjet e para të intervistës ekskluzive të çiftit Harry dhe Meghan

Mediale Vip

Publikohen pamjet e para të intervistës ekskluzive të çiftit Harry dhe Meghan

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:16
Princ Harry dhe Meghan Markle

Është publikuar promoja e intervistës ekskluzive të Princit Harry dhe dukeshës Meghan Markle, me prezantuesen ikonike televizive, Oprah Winfrey.

Në klipin 30 sekondash, Winfrey dëgjohet duke thënë se intervista është e përgjithshme dhe nuk ka tema të cilat është e ndaluar të diskutohen.

Megjithëse nuk klipin e parë të intervistës Meghan Markle nuk dëgjohet duke folur, Princi Harry deklaron se frika e tij më e madhe ishte që historia të përsëritej, duke iu referuar nënës së tij të ndjerë, Princesha Diana, e cila vdiq në Paris si pasojë e një aksidenti me veturë të shkaktuar nga përndjekja prej paparacëve.

“Unë thjeshtë jam i lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur këtu bashkë me gruan time, për të biseduar me ju, sepse nuk mund ta imagjinojë si mund të ketë qenë për të, ta tejkalojë gjithë këtë proces e vetme për disa vjet. E gjithë kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për ne të dy, por të paktën e kemi pasur njëri-tjetrin pranë”, thotë Princi Harry.

Ndër të tjera, vëmendje të madhe në këtë intervistë po merr edhe dukja e Dukeshës së Sussexit, e cila e shënon paraqitjen e parë publike prej se u bë i ditur lajmi se është në pritje të fëmijës së dytë. 39-vjeçarja Markle dukej elegante e veshur me një fustan të zi të ilustruar me lule të bardha në kraharor dhe një rrip i cili e theksonte barkun e fryrë të ish-aktores. Fustani i markës “Armani” besohet se kushton rreth 4 mijë dollarë. Pamjen e saj, dukesha e kishte plotësuar me aksesorë glamuroz dhe të shtrenjtë të markës “Cartier”, përfshirë këtu një byzylyk që besohet ta ketë trashëguar nga Princesha Diana.

Intervista ekskluzive e çiftit më të ndjekur mbretëror me Operah Winfreyn, do të transmetohet të dielën më 7 mars në kanalin “CBS”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat