E përjashtuan nga ‘Përputhen’, Eri ka një mesazh për produksionin

Mediale Vip

E përjashtuan nga ‘Përputhen’, Eri ka një mesazh për produksionin

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:02
Eri

Një sherr që ndodhi mes Erit dhe Dorit djalit të ri në Përputhen, bëri që të dy të përjashtohen nga emisioni. Pas disa minutash që hyri në emision të enjten, Dori u përplas me Erin pas një komenti banal. Sherri degradoi deri aty sa në prapaskenë dy djemtë u përplasën fizikisht.

Produksioni i emisionit Përputhen vendosi përjashtimin e Erit dhe Dorit pas sherrit.

Duke vënë theksin se të tilla veprime nuk tolerohen, sidomos duke marrë parasysh faktin se Përputhen është një program ku të rinjtë kërkojnë për të gjetur dashurinë e jetës, moderatorja Bora Zemani tha se skena të tilla janë absolutisht të papranueshme.

“Eri është përfundimisht i përjashtuar nga ky program. Ndërsa Dori, djali i ri që iu bashkua programit, edhe Dori është përjashtuar nga emisioni. Më vjen keq sepse sapo ishte bërë pjesë”, tha Bora.

Eri i cili nuk ndodhej mbrëmë në emision, publikoi një status ku duket se hidhte një humb për dikë.

“Ikën macja, pogonishten fillon miu”, shkroi ish-konkurrenti duke e fshirë më pas postimin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat