Gal Gadot konfirmon se është shtatzënë pas spekulimeve në ‘Golden Globes’

Mediale Vip

Gal Gadot konfirmon se është shtatzënë pas spekulimeve në ‘Golden Globes’

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:54
Gal Gadot

Gal Gadot do të bëhet sërish nënë.

Ylli i “Wonder Woman”, 35 vjeçe, konfirmoi të hënën se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë – pasi fansat filluan të spekulojnë në “Golden Globes 2021” të dielën në mbrëmje.

“Shkojmë sërish”, shkroi ajo në Twitter përmes një fotografie krah bashkëshortit Yaron Varsano dhe dy vajzave: Maya dhe Alma.

Fansat fillimisht vunë re veshjen e Gadot në Globes, ndërsa mahniti me një fustan të bardhë të gjerë të Givenchy.

“Golden Globes 2021” ndërkaq u mbajtën mbrëmë në vende të ndryshme për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Filmi “Nomandland” nga Chloe Zhao dhe “Borat Subcendent” nga Sacha Baron Cohen, fituan çmimet kryesore të ngjarjes.

Ndërsa, seritë e preferuara ishin “The Queen’s Gambit”, “The Crown” e “Schitt’s Creek”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat