Kjo ishte frika më e madhe e Princit Harry, që e largoi përfundimisht nga familja mbretërore

Mediale Vip

Kjo ishte frika më e madhe e Princit Harry, që e largoi përfundimisht nga familja mbretërore

Më: 2 mars 2021 Në ora: 07:05
Pamje nga intervista

Princi Harry e ka krahasuar ndarjen e vështirë nga familja mbretërore me përvojën e nënës së tij, Princeshës Diana, të paktën kështu shfaqet në klipet e para të publikuara nga intervista e tij dhe Meghan me Oprah Winfrey. Harry tha se nuk mund ta imagjinonte si duhet të ketë qenë për Diana-n të kalonte një përvojë të tillë, në njërën nga dy videot e publikuara.

Kjo është intervista e parë që çifti ka dhënë së bashku që kur u larguan nga familja mbretërore vitin e kaluar.

"Unë thjesht jam i lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur këtu, duke biseduar me ty me gruan time në krah. Sepse nuk mund të filloj të imagjinoj se si duhet të ketë qenë për të, duke kaluar nëpër këtë proces e vetme, shumë vite më parë”, -tha Harry në video, duke iu referuar marrëdhënies së të ëmës me mediat dhe duke shtuar: "Ka qenë shumë e vështirë për ne të dy, por të paktën kemi pasur njëri-tjetrin.”

Në një klip tjetër, Harry shton se shqetësimi i tij më i madh ishte se mos përsëritej historia e nënës së tij.

Diana u nda nga Princi Charles dhe u largua nga familja mbretërore në një ndarje shumë të përfolur gjatë viteve 1990. Ajo vdiq në një aksident me makinë në vitin 1997 dhe Harry ka kritikuar shpesh mbulimin intensiv të mediave si një faktor kontribues në vdekjen e saj.

Klipet gjithashtu tregojnë se Winfrey i bën Meghan dhe Harry-t një seri pyetjesh, megjithëse përgjigjet e tyre nuk shfaqen. Ndërsa një moment dëgjohet të thotë se "ju keni thënë disa gjëra mjaft tronditëse këtu".

Intervista do të transmetohet në 7 mars dhe do të prekë një numër të madh temash, përfshirë mbështetjen që Meghan mori nga familja mbretërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat