Nicole Kidman ruan raste si ky për t’u shfaqur me fëmijët dhe bashkëshortin

Mediale Vip

Nicole Kidman ruan raste si ky për t’u shfaqur me fëmijët dhe bashkëshortin

Më: 2 mars 2021 Në ora: 08:20
Nicole Kidman dhe Keith Urban

Mbrëmë u mbajt ceremonia e “Golden Globes” në mënyrën më të veçantë. Pjesa më madhe e të ftuarve ishin në lidhje direkte nga shtëpia e tyre.

Një nga suprizat ishte edhe Nicole Kidman që u shfaq në divanin e shtëpisë e veshur për mbrëmjen speciale dhe me të bijat e bashkëshortin në krah.

Rose, 12 vjeç dhe Faith Margaret 10 vjeç, i kanë daljet me mamanë e tyre shumë të rralla, pasi aktorja ka zgjedhur mos i përfshijë në jetën publike.

Jo më kot kjo video e Nicole për ‘Golden Globe’ pati vëmendje maksimale.

Aktorja është e martuar me Keith Urban prej 2006-ës, por marrëdhënia e tyre mbetet njësoj e fortë edhe tani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat