“U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë!”- Aurela Gaçe reagon pas vdekjes së kompozitorit Agim Krajka: La pas thesare

Mediale Vip

“U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë!”- Aurela Gaçe reagon pas vdekjes së kompozitorit Agim Krajka: La pas thesare

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:46
Aurela Gaçe dhe Agim Krajka

Këngëtarja Aurela Hoxha ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur Agim Krajka, në moshën 83-vjeçare.

Këngëtarja shkruan në një postim në Instagram se kompozitori la pas thesare, vepra që i rezistuan çdo sistemi.

Teksa e konsideroi “kolos të muzikës shqiptare”, ajo shkroi se këngët e njohura si “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, si edhe “Kënga e gjyshes”, mbajnë firmën e tij.

Reagimi i plotë:

Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi

Këngët që këndoi rinia atehere e tani ,mbajnë
firmën e tij :
“Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”,
“Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare .

Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .

U prehsh në paqe profesor,kolos i muzikes tone!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat