Pritjes së gjatë i erdhi fundi!

Mediale Vip

Pritjes së gjatë i erdhi fundi!

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:14
Kiara Tito

Ju kishte munguar? Më në fund, moderatorja Kiara Tito po rikthehet në ekran dhe s’do të presim shumë gjatë!

Siç na kishte lajmëruar, projekti i ri i titulluar “Style Star” është gati dhe në llogarinë e saj në Instagram, Kiara ka ndarë videon promo të emisionit.

“Pritjes se gjate i erdhi fundi, jemi gati te fillojme  Style Star, spektakli unik i sfidave te stilit. Special thanks to my super team ”- ka shkruar Kiara krahas videos.

Emisioni që do të nisë transmetimin tashmë në pranverë, do të transmetohet në “Abc News” dhe do të jetë një spektakël ku pjesëmarrësit do të konkurrojnë me njëri-tjetrin.

Mirëpo, ky nuk është projekti i vetëm i Kiarës në ekran!

Moderatorja po vjen edhe me një surprizë të dytë, një emision që në fakt do të jetë reality-show.

Këtë e ka zbuluar vetë Kiara teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve kuriozë në InstaStory.

“Së shpejti do vij me dy programe të reja. Po punohet çdo ditë për realizimin e tyre.

Një spektakël mode dhe një reality-show.”- ka shkruar moderatorja.

Gjatë kësaj kohe pushimi, Kiara u infektua gjithashtu me Covid-19 dhe ndau eksperiencën e saj në rrjete sociale, që fatmirësisht e kaloi lehtë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat