“Nashta” e Encës s’duhet humbur për asnjë arsye

Mediale Vip

“Nashta” e Encës s’duhet humbur për asnjë arsye

Më: 2 mars 2021 Në ora: 21:27
Enca Haxhia

Këngëtarja Enca Haxhia u rikthye fuqishëm në muzikë, pas një pushimi të gjatë për shkak të ndërhyrjes në këmbë.

Ajo kreu një operacion të vështirë që i kushtoi një regjim shtrati. Të resë iu desh të kryente seanca fizioterapie për t’u rikuperuar. Ndonëse ka kaluar kohë, Enca duket se nuk e harron dot lehtë atë periudhë të vështirë të jetës, megjithatë kjo periudhë në shtëpi ka qenë tepër produktive për Encën.

Këngëtarja ka publikuar sonte projektin e ri të shumëpritur.

“Nashta” titullohet kënga me melodi e tekst të vetë këngëtares, punuar në studion e Mixey.Kjo është kënga e parë e Encës që pas bashkëpunimit të verës së kaluar me reperin Don Xhon.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Enca realizoi një video live me Bebe Rexhën, teksa dhanë të dyja një lajm fantastik! Ato mund të vijnë të dyja me një bashkëpunim!

Bebe Rexha shtoi se në rast se bashkëpunimi i tyre do të realizohej, ajo do të dëshironte që në projektin muzikor të kishte muzikë tradicionale shqipe. Imagjinoni ç’perlë mund të vijë!

Ndërkohë, Enca ka gjithashtu gati edhe një tjetër projekt të titulluar “Zemër”, për të cilin gjithashtu s’kemi detaje për një datë publikimi. Ashtu si “Nashta”, Enca ndau edhe këngën “Zemër” me ndjekësit në Instagram, për të marrë mendimin e tyre para publikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat