“Pse nuk e bëni publike?” Ana i përgjigjet zërave për lidhjen me Fationin

Mediale Vip

“Pse nuk e bëni publike?” Ana i përgjigjet zërave për lidhjen me Fationin

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:54
Ana Kauri, Fationi

Konkurrentja Ana Kauri kërkoi këtë të dielë në “Për’puthen Prime” largimin e saj përfundimtar, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit.

Ajo u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim por refuzoi takimet me të, duke i shpjeguar si i kishte ndikuar asaj rrugëtimi në “Për’puthen”.

Ana i tregoi konkurrentit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Fillimsht ishte Arbri ai që hodhi akuza të forta mbi Anën, më pas Fatjoni u largua nga “Për’puthen” pa asnjë sqarim.

Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë.

Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Mirëpo, ndjekësve në rrjete sociale i ka bërë përshtypje reagimi i Fatjonit (i cili s’ka pasur asnjë kontakt me Anën), sapo ajo njoftoi largimin nga “Për’puthen”.

Në postimin e saj, ish-konkurrenti ka bërë 3 emoji duke i futur të gjithë në mendime, madje një pjesë e fansave beson se dyshja ka nisur një lidhje jashtë.

Për më tepër, fotot e fundit të Fationit janë të shkrepura nga një femër (siç dallohet nga hija) dhe të gjithë janë të bindur se bëhet fjalë për Anën.

Së fundmi, Ana në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ka sqaruar publikisht se ajo dhe Fationi nuk janë në një lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat