Detajet e fundit: Tek kush po qëndronte Meriton Mjekiqi kur u arrestua?

Mediale Vip

Detajet e fundit: Tek kush po qëndronte Meriton Mjekiqi kur u arrestua?

Më: 3 mars 2021 Në ora: 00:34
Meriton Mjekiqi

Pak minuta më parë u bë i ditur lajmi se në Fushë Kosovë është arrestuar moderatori Meriton Mjekiqi.

Sipas burimeve të televizionit, Meriton Mjekiqi është arrestuar në Fushë Kosovë për një ngjarje të ndodhur në Prishtinë.

Pas një rasti në kryeqytet, gjithmonë sipas versionit jozyrtar, moderatori i njohur është arratisur për t’u strehuar tek një familjar në Fushë Kosovë, aty ku edhe është kapur nga Policia e Kosovës me ç’rast edhe është shoqëruar për procedura të mëtejme.

Familjari i Mjekiqit i ka thënë medias se nuk e ka ditur që Meritoni është në kërkim nga policia. Moderatori, sipas djalit të hallës së tij i ka kërkuar që të qëndrojë për disa ditë pa i sqaruar se ishte në kërkim.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës ende nuk ka një komunikatë zyrtare mbi rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat