Jolie pozon për ‘Vogue”

Mediale Vip

Jolie pozon për ‘Vogue”

Më: 3 mars 2021 Në ora: 00:50
Angelina Jolie

Bukuroshja Angelina Jolie pasi ka pozuar në kopertinën e revitës Vogue, ka deklaruar se akoma është duke shëruar plagët e të shkuarës. Aktorja që është në prag të 50-tave ka pranuar së nuk ndjehet e lumtur, por është në kërkim të saj.

Angelina Jolie u shfaq në kopertinën e ‘Vogue’ pas një periudhe relativisht të gjatë shkëputje nga intervistat mediatike. Prestigjozia ka arritur të hyjë në shtëpinë e aktores ku ka shkrepur disa foto në ambientet e jashtme.

Aktorja ka rrëfyer se karantinën e nisi me një lajm të mirë pas operimit të djalit të saj, ku gjithçka ka shkuar mirë dhe ka pasur veç ndjesi pozitive.

Angelina jeton në shtëpinë e saj në Los Angeles, ku i përkushtohet çdo ditë fëmijëve të saj. Ajo  ka pranuar se nuk ndjehet e lumtur dhe se është e fokusuar prej vitesh tek fëmijët e saj, veçanërisht pas divorcit të bujshëm dhe problemeve që pati me aktorin Brad Pitt.

 “Dua që të arrijë të jem e lumtur. Gjithë kjo periudhë ka vlejtur si përpjekje për tu shëruar nga e problemet e të shkuarës. Jam duke mbërritur tek të 50-tat e mia dhe nuk di si ndihem, por të qenit e lumtur është synimi im dhe i familjes sime”, është shprehur  Jolie.

Aktorja ka treguar gjithashtu se fëmijët e saj janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por ajo nuk përpiqet aspak të ndikojë tek ta. Megjithëse jemi në valën e pandemisë, Angelina do të jetë pjesë e një projekti kinematografik që mban emrin “Eternals”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat