Selena Gomez zbulon datën e lansimit të mini-albumit të parë në gjuhën spanjolle

Mediale Vip

Selena Gomez zbulon datën e lansimit të mini-albumit të parë në gjuhën spanjolle

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:10
Selena Gomez

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka finalizuar mini-albumin e saj të ri, për të cilin tashmë ka edhe një datë.

Ajo ka njoftuar se albumi i ri me titull “Revelacion” do të publikohet më 12 mars dhe do të përmbajë gjashtë këngë.

Ky njëherësh është ep-i i parë i saj në gjuhën spanjolle, ndërsa e paralajmëroi me një imazh me gërsheta.

Pas kësaj, Selena reklamoi buzëkuqin e ri të markës së saj Rare Beauty, ku u shfaq me një imazh atraktiv.

28-vjeçarja kishte veshur një bluzë të zezë, ndërsa flokët i kishte lëshuar në kraharor dhe kishte vendosur një palë vathë diamanti.

Ajo nisi biznesin e saj me produkte të bukurisë në shtator të vitit të kaluar, fillimisht produktet e saj shiteshin përmes markës Sephora.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat