Ndërron jetë aktori i njohur

Mediale Vip

Ndërron jetë aktori i njohur

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:32
Geoffrey Scott

Geoffrey Scott, një aktor i njohur për rolet e tij në “Dynasty” dhe në “Hulk”, ka vdekur në moshën 79 vjeçare.

Gruaja e yllit, Cheri, konfirmoi vdekjen e tij për Fox News të martën.

Scott vdiq më 23 shkurt në Broomfield, Colorado, pasi u ndesh me sëmundjen e Parkinsonit.

“Atij i pëlqente të bënte ski dhe kjo është arsyeja pse ai kaloi vitet e tij të fundit në Colorado”, theksoi Cheri. “Karriera e tij e mundësoi atë të bënte shumë sporte në natyrë. Kjo është ajo që ai e donte”.

“Ai ishte një atlet i jashtëzakonshëm”, shtoi ajo.

Image

Roli më i njohur i tij ishte luajtja e presidentit në “Hulk” të Ang Lee, ndërsa roli i parë në Hollywood ishte në “General Hospital”, para se të kalonte në disa shfaqje televizive të profilit të lartë.

Geoffrey u shfaq po ashtu në episodet e “Dark Shadows”, “Dallas”, “Bayatch”, “The Love Boat”, etj.

Sa i përket filmave, ai u shfaq në një numër filmash televizivë gjatë gjithë karrierës së tij dhe në vitin 1986 ishte pjesëmarrës në “The Morning After”, së bashku me Jane Fonda dhe Jeff Bridges.

I njëjti ka lënë pas gruan Cheri dhe binjakët: Christopher dhe Matthew.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat