Në muajin e 9-të të shtatzënisë, Sabi Osmani i dhuron bebushes kujtimin e bukur ende pa ardhur në jetë

Mediale Vip

Në muajin e 9-të të shtatzënisë, Sabi Osmani i dhuron bebushes kujtimin e bukur ende pa ardhur në jetë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 20:28
Sabi Osmani

Puntata e sotme e “E ardhmja është vajzë” përveç emocioneve që dhuron gjithmonë, rrëfimeve të sinqerta dhe mesazheve të forta që përcjell, është speciale edhe për një tjetër arsye.

Përballe aktores së njohur Arjola Demiraj qëndron Sabi Osmani, bizneswoman-i e cila aktualisht është në muajin e 9-të të shtatzënisë. Teksa pret të bëhet nënë për herë të dytë, Sabi ka zgjedhur që një nga kujtimet më të bukura për vajzën që do të vijë në jetë, të jetë pikërisht pjesëmarrja në emisionin e së mërkurës mbrëma në ABC.

Si të gjjthë protagonistet e tjera të programit, Sabi do të rrëfejë për autoren dhe moderatoren Ermira Çausholli për suksesin e jetës së saj, ku përfshihet edhe drejtimi i “Global Woman”, një prej organizatave më të rëndësishme të grave në Shqipëri. Po ashtu do të tregojë për vështirësitë që ka kaluar, do të emocionohet nga surprizat që janë pregatitur për të dhe sigurisht do të shprehi dashurinë për gjysmën e saj më të mirë.

Të gjitha këto me dyfish emocione dhe dashuri, nga vetë Sabi, por edhe vogëlushja e saj që do e mësojë që tani se e “E ardhmja është vërtetë vajzë.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat