Olta Boka na i shkriu zemrat me dedikimin emocionues për nënën

Mediale Vip

Olta Boka na i shkriu zemrat me dedikimin emocionues për nënën

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:11
Tre breza në një foto!

Këngëtarja shqiptare, Olta Boka u bë nënë për herë të parë verën që lamë pas, kur solli në jetë vogëlushen Gaia. Pak para se të lindte vajzën, Olta na prezantoi publikisht me partnerin e saj, Iv Rrokaj, edhe pse lidhja e tyre përflitej lart e poshtë prej muajsh. Në momentin që zbuloi shtatzëninë e saj, këngëtarja publikoi për herë të parë foto në rrjete sociale me të.

Olta ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj dhe ende ne dimë shumë pak për marrëdhënien me Ivin. Ajo ndan shpesh në rrjete sociale video nga përditshmëria e saj si nënë, por me partnerin shfaqet shumë rrallë. Megjithatë është e rëndësishme që ajo është e lumtur në jetën e saj private dhe që për më tepër ka një raport perfekt edhe me familjarët e Ivit.

Para pak ditësh ajo ka ndarë në Instagram një foto me kunatën e saj, motrën e partnerit. Të dyja duken shumë të lumtura, teksa shihen të buzëqeshura përkrah njëra-tjetrës në foto.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto në InstaStory më nënën dhe vogëlushen e saj.

“Tani e kuptoj sa shumë që më do o ma”, ka shkruar Olta krahas fotos.

E ku ka më bukur se tre breza në një foto.

Këngëtarja është treguar mjaft e rezervuar gjithashtu edhe për portretin e së bijës, së cilës nuk ia ka zbuluar akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat