Çfarë fshihet pas fustanit të Meghan Markle në intervistën me Oprah Winfrey?!

Mediale Vip

Çfarë fshihet pas fustanit të Meghan Markle në intervistën me Oprah Winfrey?!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:31
Meghan Markle

Dukesha Meghan Markle, së fundmi ka zhvilluar një intervistë me Oprah Winfrey, i cili pritet të transmetohet së shpejti.

Thuhet se ajo në këtë intervistë ka zgjedhur një fustan më një kuptim të veçantë. 39-vjeçarja mban veshur një fustan të zi nga stilisti i famshëm Giorgio Armani.

Në videon shihet që fustani i dukeshës së Sussex është ngjyrë e zezë, por dizajni i luleve lotus është ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Mediat e huaja kanë nxitur dyshimet se Dukesha e zgjodhi atë për të dhënë një kuptim simbolik të ringjalljes.

Siç dihet, lulja e lotusit, është një simbol i njohur në hinduizëm dhe ikonografi në Hindu, që përfaqëson shkëlqim shpirtëror, rritje dhe rilindje.

”Ringjallja e përditshme e lules së lotusit konsiderohet provë e vendosmëri për vullnetit të saj për të jetuar”, shkruajnë mediat e huaja.

Këto detaje mund të shihen si të rëndësishme në lidhje me mënyrën e jetës së re të Meghan, pasi u tërhoqën me princ Harry-n nga detyrat mbretërore.

Ndërkohë edhe pak ditë na ndajnë nga transmetimi i intervistës së Meghan Markle dhe Princ Harry-t me Oprah Ëinifrey.

Kujtojmë se Meghan Markle dhe Princ Harry hoqën dorë me vullnet të plotë nga titujt mbretërorë, duke u larguar nga Pallati Mbretëror për të vazhduar të qetë jetën e tyre.

Shumë shpejt, vogëlushi i tyre Archie do të jetë vëlla i madh pasi Meghan është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat