Elita dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet edhe emri i vajzës

Mediale Vip

Elita dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet edhe emri i vajzës

Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:09
Elita dhe Gjiko

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë.

Elita ka publikuar  fotografi në rrjete sociale e cila  shihet se iu ka gëzuar ardhjes në jetë të fëmijës së dytë e cila është një vajzë.

Ajo zbuloi edhe emrin e vajzës të cilën kanë vendosur ta quajnë Bota.

Fotografitë janë shkrepur në spital se ku gjendet Elita teksa shihet edhe Gjiko pranë saj.

Ajo se çka bie në sy janë edhe dhuratat e bukura që moderatorja ka marrë për vajzën.

“Familja jonë u kompletua ? Dje mbërriti mes nesh engjëlli jonë i vogël Bota Gjikolli / 03.03.2021 /
Nje falenderim të vecante për @spitaliamerikanprishtine , Dr. @goksugoc Goč dhe të gjithë stafin që u përkujdesën për ne. Mirënjohese pa fund per shërbimet e ofruara!”, ka shkruar Elita në postim.

Ndryshe Elita dhe Gjiko janë të martuar dhe kanë një djalë me emrin Zëri.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat