North ka shumë dëshira por këtë herë pjesëtaren e re po e trajton si mbretëreshë

Mediale Vip

North ka shumë dëshira por këtë herë pjesëtaren e re po e trajton si mbretëreshë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 19:15
North, Kim Kardashian

Kim Kardashian sapo është divorcuar nga Kanye West, por duket se s’po i lë aspak hapësirë vetes të mërzitet dhe po merret gjatë gjithë kohës me gjëra të reja.

Madje, ajo ka vendosur t’i plotësojë dëshirën të voglës North duke marrë një pjesëtar të ri familjeje. Çfarë do thoni ju? Nuk është as qen, as mace, por një hardhucë!

Po, siç e lexuat dhe siç e shihni në fotot e mëposhtme!

Fillimisht, Kim nuk ishte dakord me idenë, por hardhuca e cila tashmë ka një emër, Speed, i hyri në zemër dhe s’mund të vepronte ndryshe, duke e “pagëzuar” si pjesëtaren më të re.

Madje, Speed po trajtohet si mbretëreshë! North ka kërkuar rroba të personalizuara për të nga firma e mamit Skims, si dhe i ka vendosur në ballë një diamant si reperi Lil Uzi.

Kësaj është t’i thuash jetë hardhuce!

“Njihuni me pjesëtarin më të ri të famijes tonë, Speed. Nuk e kisha në plan ta pëlqeja siç e pëlqej tani, por ajo ia doli të më hynte në zemër! Speed ishte e shoqes time të ngushtë, Allison. Ne u kujdesëm për të vetëm një javë dhe ajo s’e ka lënë prej muajsh shtëpinë tonë. Speed u vesh me rroba të personalizuara nga “Skims” dhe madje vendosi edhe xhevahirin e Lil Uzi. North dhe dragoi i saj me mjekër shkojnë kudo së bashku!”- ka treguar Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat