Pas Mozzikut, edhe 2Ton bëhet me shtëpi luksoze në Ferizaj

Mediale Vip

Pas Mozzikut, edhe 2Ton bëhet me shtëpi luksoze në Ferizaj

Më: 4 mars 2021 Në ora: 19:37
2Ton

2Ton po punon pa u ndalur për projektet e reja muzikore, të cilat priten mirë nga fansat e tij.

Artisti, pavarësisht mungesës së koncerteve tash e sa muaj, kjo nuk e ka prekur xhepin e tij.

Së fundi, 2Ton ka blerë shtëpi të re në Ferizaj, e këtë gjë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Sot, mora vendimin më të mirë për veten dhe familjen time. Nga sot, u bëmë me shtëpi në zemrën e natyrës. E gëzofshim me shëndet e të mira”, shkruan ai.

“M’kujtohesh”, titullohet projekti i fundit muzikor nga 2Ton, ndërsa pritet që së shpejti ta lansojë këngën e re.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat