Çfarë po ndodh? Sara dhe Riniani janë puthur në parpaskenë, Atdheu i ofenduar

Mediale Vip

Çfarë po ndodh? Sara dhe Riniani janë puthur në parpaskenë, Atdheu i ofenduar

Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:01
PërPuthen

Ka nisur me debate dhe situata disi të ngatërruara puntata e sotme e “PërPuthen”, ku fillimisht Atdheu shokoi kur tha se ka marrë një mesazh kërcënues për Sarën në telefon.

E gjitha nuk mbaron këtu, pasi rezulton se Sara dhe Riniani kanë shkëmbyer një puthje në prapaskenë, ndërkohë që Atdheu duket se është prekur nga kjo, pasi ka patur një pëlqim me Sarën.

Ai tha se mes tij dhe Sarës nuk ka më asgjë, por shtoi se priste një sqarim nga Riniani për atë që ndodhi.

Sara e sqaroi puthjen si aksidentale, por Riniani tha se nuk ishte aksidentale, por se Sara qëllimisht i ka dhënë një puthje të shpejtë në buzë.

Debati:

Sara: Ne kemi qenë duke ikur, un u takova me Rinianin dhe siç ndodh, njeri ngatërrohet, është thjesht një cekje buze, kaq. Nuk e di pse iu dha kaq rëndësi

Riniani: Nuk është korrekte të thuhet që jam puthur me Sarën. Unë dola, ishte Jasmina, Sara dhe një person tjetër. Jasmina tha po ikim dhe më përshëndeti në faqe, të njëjtën gjë bëri dhe Sara, më puthi në faqe dhe në fraksion sekondi më dha atë puthjen, i thash avash moj vajzë, këto gjëra bëji sipër. Ajo më përshëndeti dhe përveç faqes, më dha një puthje të shpejtë në buzë

Sara: O Zot ça bëjnë njerëzit për show

Riniani: Atdheun e kuptoj se ai mund të ketë pritur një mesazh për këtë që ka ndodhur, prej raportit tonë. Sara, atë gjest pse e bëre?

Sara: Çfarë gjesti? Unë nuk mendoj se ka ndodhur gjë

Riniani: O Jasmina fol, se ke qenë edhe ti aty

Jasmina: Unë them që ta çojmë Sarën për aktore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat