Rita Ora thuhet që do të zëvendësohet me Oti Mabuse në “The Masked Dancer”

Mediale Vip

Rita Ora thuhet që do të zëvendësohet me Oti Mabuse në “The Masked Dancer”

Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:39
Rita Ora

ITV ka konfirmuar tashmë se Rita Ora do të largohet nga pjesa e jurisë në kompeticionin “The Masked Dancer”.

Aludime të shumta kanë rrjedhur deri më tani, por si duket të gjithë po dalin të jenë të vërteta, shkruan Daily Mail

30-vjeçarja, reputacioni i së cilës ra që nga thyerja e rregullave antiCOVID, tashmë nuk do të jetë pjesë e kompeticionit.

Përpos saj, të tjerë si Jonathan Ross, Mo Gilligan, Davina McCall dhe Joel Dommett do të jenë sërish në juri.

Ajo thuhet që do të zëvendësohet me Oti Mabuse, ndërsa vendimi është marrë derisa ajo qëndron në Australi.

Ndërkohë, Rita tashmë do të jetë pjesë e “The Voice” në Sydney, ku edhe po shijon pushimet luksoze.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat