“Dalim të pakulturuar, po s’jemi”, Elvisi përball me fakte Arjan Konomin që e quajti të paarsimuar!

Mediale Vip

“Dalim të pakulturuar, po s’jemi”, Elvisi përball me fakte Arjan Konomin që e quajti të paarsimuar!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 09:23
Arjan Konomi, Elvisi

Puntata e sotme në “Për’puthen” ngjalli debat të madh në studio pas puthjes së Sarës dhe Rinianit në prapaskenë.

Ndërkohë që Sara tha se puthja e tyre kishte ndodhur padashje gjatë takimit si shokë dhe kishte qenë vetëm një fragment sekonde, Riniani e mohoi duke u shprehur që Sara e kishte bërë qëllimisht dhe ajo ishte vërtetë një puthje.

Teksa diskutohej për këtë veprim mes tyre, Arjan Konomi ndërhyri duke u shprehur se këndvështrimi i secilit për puthjen varet nga mentaliteti.

Arjani tha se Sara ka një mentalitet perëndimor, sipas të cilit njerëzit puthen në buzë për t’u përshëndetur në shoqëri dhe s’ka asgjë të keqe.

Mirëpo, këtu ndërhyri Elvisi, i cili tha se puthja në buzë nuk është aspak çështje mentaliteti dhe debati i tyre u zbeh kur Arjani i kërkoi konkurrentit të mos komentonte për këtë pjesë, pasi nuk dinte mjaftueshëm.

Madje, ai e quajti të paarsimuar, ndaj edhe Loco vendosi të ballafaqohej me fakte duke treguar që ka kulturë, pasi ka udhëtuar në shumë vende të Europës.

“Do ju krijoj një telenovelë europiane me story-t në vazhdim…” – shkroi ai duke treguar vulat në pasaportën e tij.

“Si skenë mbyllëse, doja të thoja që puthja në buzë mes shokësh dhe shoqesh është çështje preferencash personale, jo çështje mentaliteti. Se dalim të pakulturuar po s’jemi për t’madhin Zot.”- përfundon ai.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat