Ja arsyeja që ndau Rita Orën dhe Romain Gavras!

Mediale Vip

Ja arsyeja që ndau Rita Orën dhe Romain Gavras!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:23
Rita Ora, Romain Gavras

Në korrik u zbulua lidhja e re e Rita Orës me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. Dyshja kaloi pushimet së bashku, mirëpo ata janë kujdesur që të mos shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik. Para disa muajsh u raportua se gjërat mes tyre ishin bërë familjare, sepse Rita dhe Romain u panë në një kafe me motrën e këngëtares, Elena Ora.

U tha se gjërat mes çiftit nuk po shkonin ashtu siç ishte parashikuar. Daily Mail raportoi se Rita dhe Romain po kalonin një krizë në çift dhe shkak ishte bërë pandemia dhe thyerja e rregullave nga ana e këngëtares.

Thuhet se pas gjithë gjobave dhe ndëshkimit publik që mori, Rita ka nisur të ndjekë rregullat e Covid-19, por kjo gjë e ka mbajtur larg partnerit të saj për shkak të ndalimit të udhëtimeve.

Ishte Romain ai që mohoi lajmet për ndarjen, por ndarja s’ka mundur të mbahet dot sekret për më gjatë!

Zëdhënësja e Romain konfirmoi për “MailOnline” se marrëdhënia ka mbaruar për ‘muaj’, duke thënë:

“Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata ende mbeten miq të ngushtë”.

Epo, fatkeqësisht kaq e kishte dhe romanca e tyre!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat