Adriana Matoshi pasi u bë deputete: Më gëzon fakti që keni zgjedhur që 1/3 e ulëseve në Parlament të mbushen me gra

Mediale Vip

Adriana Matoshi pasi u bë deputete: Më gëzon fakti që keni zgjedhur që 1/3 e ulëseve në Parlament të mbushen me gra

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:35
Adriana Matoshi

Adriana Matoshi ka reaguar për herë të parë pasi u bë deputete.

Aktorja e njohur së fundmi ka njoftuar se ka mbledhur votat për t`u bërë deputete e Lëvizjes Vetëvendosje

Ajo ka reaguar përmes rrjeteve sociale menjëherë pas lajmit kështu duke falënderuar të gjithë ata që i besuan punën asaj.

Aktorja shfrytëzoi rastin për të falënderuar edhe ata që e bënë të mundur që 1/3 e ulëseve të Parlamentit të jetë e mbushur me femra.

Adriana u shpreh se ndihet me fat që një ndër ëndrrat e gjeneratave të mëparshme më në fund u bë realitet.

Deputetja vazhdoi duke thënë se dëshiron që populli t`i diskutoj me të problemet dhe ngecjet duke mos e kursyer asnjërin deputet.

Postimi i plotë i Adriana Matoshit vijon si më poshtë:

Përveç që e ndjej obligim moral t’ju falenderoj secilën e secilin për besimin që ma keni dhënë, më shumë se gjithçka më gëzon fakti që keni zgjedhur që 1/3-ta e ulëseve në Parlament, me qenë e mbushur me GRA!

Gjeneratat tona dikur kanë ëndërru me qenë të lirë, ta flasin gjuhën e nënës kudo, të shkollohen nga mësues e profesorë (burra e gra) në gjuhën shqipe.
Krejt këto ëndrra e shumë të tjera, sot për fat janë realitet.
Tash veç duhemi t’i ndërtojmë fuqishëm, t’i ngrisim në nivelin që i meritojmë dhe të punojmë pikërisht ashtu siç kemi ëndërru.

Prej sot, nga të gjithë pres BASHKËPUNIM.

Populli e deshmoi rëndësinë dhe fuqinë e vetë në këto zgjedhje, ashtu siç ka ditur ta dëshmojë edhe në epoka të tjera, sa të vështira, aq edhe të errëta dikur për ne.

Mos e kurseni asnjërin deputet (duke m'perfshi edhe mu), por t'i diskutojmë problemet dhe ngecjet e secilit proces. Mos e ëndërroni më Kosovën, po bashkë ta ndertojmë e t'jetojmë t'lumtur në realitet.

Kosova është e secilit prej nesh!
Trajtojeni vendin sikur ta keni shtëpinë tuaj, njerëzit e këtij vendi konsideroni si familjen e shoqërinë tuaj. Kujdesuni për gjithçka si me qenë oborri i shtëpisë. Mos heshtni para padrejtësive, shantazheve apo kërcënimeve.

Mos e lejoni askë të vendos per ju.
VETËVENDOSJA ju ka bindur që kur do populli vendos vetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat