Renditet si më e pëlqyera në “Sanremo 2021”! Ja pse kënga e Ermal Metës preku zemrat e publikut

Mediale Vip

Renditet si më e pëlqyera në “Sanremo 2021”! Ja pse kënga e Ermal Metës preku zemrat e publikut

Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:36
Ermal Meta

“Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për t’u kuptuar pak më shumë”… Kështu fillon “Un milione di cose da dirti”, kënga me të cilën Ermal Meta u ngjit në skenën e “Festivalit të Sanremo 2021” dhe që tani e përcaktuar si kënga me tekstin më poetik të këtij edicioni.

“I aftë të prekë telat e shpirtit dhe të kontaktit që Meta gjithmonë i ka treguar në diskografinë e tij me hir dhe elegancë, duke përkëdhelur me delikatesë ekstreme vorbullën e emocioneve njerëzore dhe dashuritë e papritura, të mbetura kushedi për sa kohë në pritje”, – shkruan “Vanity Fair Italia”.

Kthimi i tij në “Sanremo”, tre vjet pas fitores me Fabrizio Moro-n dhe në vendin e pestë në “Eurovision Song Contest”, fillon pikërisht me këtë këngë dashurie shumë intime të kompozuar nga Ermal Meta tre vjet më parë.

Mbeti në sirtar për një kohë të gjatë përpara se artisti të vendoste t’ia dërgonte Amadeusit, i bindur se ishte pjesa e duhur, veçanërisht në një vit në të cilin të gjithë kemi rizbuluar vlerën e afërsisë me tjetrin.

Ndryshe nga temat shoqërore dhe nganjëherë ndezëse që Ermali ka propozuar në skenë në të kaluarën, kjo është pjesëmarrja e tij e katërt në Festival, e gjashta nëse marrim parasysh, përvojën me “Ameba 4” në 2006-ën dhe me “La fame di Camilla” në 2010-ën.

“Un milione di cose da dirti” është një këngë e thjeshtë, e rrallë dhe për këtë arsye, plot kuptim.

Kënga deri tani është renditur e para pas klasifikimit të përgjithshëm të dy netëve të para.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat