Nëna e Gjikos i bën dhuratën e veçantë Elitës dhe ajo s’mund të ishte më e lumtur

Mediale Vip

Nëna e Gjikos i bën dhuratën e veçantë Elitës dhe ajo s’mund të ishte më e lumtur

Më: 6 mars 2021 Në ora: 06:32
Nena e Gjikos dhe Elita

Elita dhe Gjiko, para dy ditësh u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë  një vajzë, të cilën dyshja e kanë prezantuar dje me gjithë botën.

Dyshja kanë publikuar disa imazhe shumë të ëmbla nga materniteti, në të cilat shihen duke pozuar për herë të parë me më të voglën e familjes.

Ata kanë zbuluar se vajzën e kanë pagëzuar me emrin Bota. Çifti kishin thënë muaj më parë se emrin e vajzës së tyre e kishin zbuluar prej kohësh dhe se do të ishte një emër unik.

Të voglën e kanë mirëpritur sot në shtëpi me një festë super të këndshme me familjarët, ndërsa Elita s’na i ka kursyer pamjet në rrjete sociale.

“Bota ime ”- ka shkruar Elita krahas pamjeve.

Ndërkohë, pak orë më parë, Elita na prezantoi me dhuratën që i kishte  bërë vjehrra. Ajo postoi në InstaStory surprizën që kishte marrë nga nëna e Gjikos, një veshje për bebushen, si dhe një varëse floriri për të.

“Kush paska vajza, paska edhe 5 lirsha. Mos na lazdro kaq shumë. Love u”, ka shkruar moderatorja bukuroshe krahas dhuratave, duke i bërë tag nënës së Gjikos, Lirije Gjikollit.

Menjëherë pas lindjes, çifti i kanë hapur një adresë në Instagram të voglës, njësoj si babi Gjiko por me një ndryshim të vogël “botatheflygirl”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat