Ish e fejuara e Rinianit erdhi papritur në Shqipëri/ Futet në hotel me një tjetër konkurrent të Përputhen?

Mediale Vip

Ish e fejuara e Rinianit erdhi papritur në Shqipëri/ Futet në hotel me një tjetër konkurrent të Përputhen?

Më: 6 mars 2021 Në ora: 07:01
Marsela, Riniani

Riniani i Perputhen ka qenë i fejuar me një vajzë nga Rusia e quajtur Marsela. Kjo e fundit tashmë është e njohur për publikun pasi u zbulua se ajo ruante ende fotot në krahë të Rinianit.

Pasi këto foto bën xhiron në rrjet, erdhi edhe reagimi i Marselës, e cila përmes një postimi në Instagram i uronte Rinianit jetë të lumtur, teksa e konsideronte si një perlë e rrallë.

Kjo bëri që publiku të dyshojë se dyshja ende është në një lidhje dashurie, mirëpo përmes një lidhje direkte për emisionin, ajo tha se rrugët e tyre janë ndarë, por respekti dhe mbështetja vazhdojnë të jenë aty. Ndërkohë së fundmi, opinionisti i “Përputhen Prime”, Meridian Ramçaj ka publikuar një foto pranë Marselës, duke zbuluar se ajo ka ardhur në Shqipëri.

Arsyeja e kësaj vizite të Marselës nuk dihet ende, por në një video të publikuar nga JOQ, shihet që ish e fejuara e Rinianit shoqërohet nga një djalë, që sipas dëshmitarëve është Ervis Kurti, 31 vjeçari i cili është bërë pjesë e “Për’Puthen” pak kohë më parë. Dyshja futet në një nga hotelet e kryeqytetit, megjithatë nuk dihet me siguri nëse bëhet fjalë për Ervisin, edhe pse pamja është e ngjashme nga larg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat