Bebet në familjen mbretërore po vijnë njëra pas tjetrës; Kësaj here është radha e Pippa

Mediale Vip

Bebet në familjen mbretërore po vijnë njëra pas tjetrës; Kësaj here është radha e Pippa

Më: 6 mars 2021 Në ora: 07:17
James Matthew, Pippa Middleton

Fjongo rozë dhe fjongo të kaltra, por gjithmonë fjongo mbretërore. Në këtë periudhë, familja mbretërore Britanike po feston njëra pas tjetrës ardhjen e bebeve dhe atyre që pritet të vijnë së shpejti.

Para disa kohësh princeshë Eugenia i prezantoi botës djalin e saj, më pas pamë barkun e rritur të Meghan Markle dhe listës i është shtuar Pippa Middleton e cila është në pritje të ëmbël. Motra e Kate është në pritje të fëmijës së dytë dhe George, Charlotte e Louis do të kenë dy kushërinj të vegjël me të cilët do të luajnë.

‘Pippa dhe James janë entuziastë dhe ky është një lajm fantastik në një vit të vështirë.

E gjithë familja është e umtur’, shkruante një burim anonim. Fëmija i parë i Pippa Middleton dhe bashkëshortit të saj James Matthew është vogëlushi Arthur Michael William vetëm dy vjeç, i lindur në vitin 2018, pikërisht kur erdhi në jetë edhe princi Louis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat