Aktorja 60-vjeçare duket WOW pa make-up

Mediale Vip

Aktorja 60-vjeçare duket WOW pa make-up

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:24
Julianne Moore

Mund të themi me bindje të plotë se aktorja e famshme, Julianne Moore është një prej njerëzve që ka gene të mira.

Së fundmi, 60-vjeçarja ka postuar një selfie në Instagram, ku vihet re lëkura e saj që është për t’u patur zili. Ajo i ka befasur që të gjithë me pamjen e saj pasi është fotografuar “ujë dhe sapun”, pra pa pikë make up-i në fytyrë.

Dihet tanimë se pasioni i saj më i madh është yoga dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet pse ajo duket sa gjysma e moshës së saj.

Ylli hollivudian është një ndër emrat e shquar të botës së ekranit që i kanë thënë “Jo” operacioneve plastike dhe nuk kanë rënë pre e tundimit ndaj tyre.

Në këtë listë bëjnë pjesë artistë me famë botërore, si Brigitte Bardot, Helen Mirren, Jamie Lee Curtis, Jodie Foster, Julia Roberts, Julianne Moore, Meryl Streep, Sarah Jessica Parker, Sharon Stone, Sigourney Weaver, Susan Sarandon, Monica Bellucci dhe Diane Keaton.

Kujtojmë se aktorja Julianne Moore ka lindur më 3 dhjetor 1960 në Amerikë. Në vitet e karrierës së saj mjaft të suksesshme ka marrë vlerësime të mëdha, ku veçohet ai ‘Akademik’, 2 çmime ‘Emmy’ dhe 2 ‘Golden Globe’.

Ndër vite ajo është rënditur nga prestigjozet amerikane si ‘Aktorja më e mirë e shekullit’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat