Kim Kardashian është prekur shumë nga dokumentari i Britney Spearsit

Mediale Vip

Kim Kardashian është prekur shumë nga dokumentari i Britney Spearsit

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:46
Kim Kardashian dhe Britney Spears

Kim Kardashian është duke reflektuar mbi jetën e saj për mënyrën se si paraqitet në publik pasi ka parë dokumentarin e Britney Spears “The Framing Britney Spears”.

Kim, përmes një deklarate lëshuar në llogarinë e saj në Instagram ka thënë se “mizoria” që Britney Spears ka përjetuar gjatë karrierës së saj, e ka bërë atë të ndjejë keqardhje ndaj pop ikonës, shkruan People.

Kim Kardashian 40 vjeçare ka thënë përmes këtij postimi se kjo e ka bërë atë të shikojë jetën e saj nga këndi i të tjerëve.

“Më në fund e shikova dokumentarin e Britney Spears këtë javë dhe ai më bëri të prekem shumë për atë që pashë. Mënyra se si mediat kanë luajtur një rol të madh në jetën e saj, mund të jetë shumë traumatizuese dhe mund të thyejë madje edhe personin më të fortë”, ka shkruar Kim.

Kujtojmë se kjo e fundit ka aplikuar muajin e kaluar për divorc nga bashkëshorti i saj Kanye West, pas shtatë vitesh martesë. Çifti kanë katër fëmijë së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat