Modelja italiane që flirtoi me Robert Berishën, tani ‘ngacmon’ Getinjon

Mediale Vip

Modelja italiane që flirtoi me Robert Berishën, tani ‘ngacmon’ Getinjon

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:02
Maria Bove, Robert Berisha dhe Getinjo

Maria Bove nuk iu ndahet shqiptarëve.

Modelja Maria Bove javë më parë ishte në Kosovë, meqë rast u pa shumë shpesh në shoqëri të këngëtarit Robert Berisha.

Por, kjo nuk është e tëra, ajo me Robertin publikoi edhe disa çaste intime, ku u pa duke shkëmbyer puthje, megjithatë më pas deklaruan se nuk janë në lidhje.

Pak ditë pasi iu përgjigj ndjekësve lidhur me këtë çështje, Maria Bove postoi video në Instagram, në të cilën etiketoi reperin Getinjo.

Image

Ajo po dëgjonte një këngë të Getinjos në televizion, të cilën duket se e ka favorite, ndërsa e etiketoi bashkë me një emoji zemër.

Se a njihen ata të dy në përditshmëri, mbetet të shihet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat