Billie Eilish i konfirmohet urdhër ndalimi pesë-vjeçar ndaj ngacmuesit John Matthews Hearle

Mediale Vip

Billie Eilish i konfirmohet urdhër ndalimi pesë-vjeçar ndaj ngacmuesit John Matthews Hearle

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:45
Billie Eilish

Billie Eilish tashmë do të ndihet më e sigurt, pasi iu shqyrtua kërkesa e saj.

Kjo ka të bëjë me një kërkesë që ajo bëri për urdhër ndalimi ndaj ngacmuesit, John Matthews Hearle, i cili e përndjekte vazhdimisht, shkruan Daily Mail.

Me pretendimin se kishte krijuar një kamp afër shtëpisë së saj, John kishte dërguar edhe letra kërcënuese ndaj artistes.

“Ti nuk mund te kesh çfarë të duash, derisa nuk vdes për mua”, ishte ndër shkrimet që Eilish i kishte bërë publike.

Billie në kërkesën e saj kishte kërkuar që ai të jetë të paktën një kilometër larg saj, pasi frikësohet edhe për prindërit.

19-vjeçares tashmë i është konfirmuar urdhër ndalimi pesë-vjeçar ndaj Hearle, i cili sipas saj po shkaktonte frikë dhe ankth.

Ndërkaq, ajo është duke jetuar për momentin me prindërit në një rezidencë në Los Angeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat