Kur luante Hannah Montanën, Miley ka pësuar krizë identiteti

Mediale Vip

Kur luante Hannah Montanën, Miley ka pësuar krizë identiteti

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:12
Miley Cyrus

Hannah Montana ishte roli që i dha famë Miley Cyrus në gjithë botën për plot 4 sezone. Në ‘Spotify’s Rock This With Allison Hagendorf’ podcast, ajo rrëfeu se ai rol pati një impakt shumë të madh dhe aspak pozitiv.

“Koncepti i serialit ishte që kur je një karakter si Hannah Montana, kur ke atë ego të fuqishme, ndihesh e vlerësuar. Ke miliona fansa, je një yll dhe papritur heq paruken shikon veten dhe askush nuk do t’ia dijë më për ty, nuk je më një yll.

Ky detaj ishte ngulitur në mendjen time dhe më ndikoi shumë keq. Mendoja se pa Hannah Montanën askush nuk do interesohej më për mua”, rrëfeu Miley.

Më tej ajo shpjegoi se si ju desh të gjente veten me muzikën, ndaj dhe ka pasur shpërthime të ndryshme me klipet dhe albumet e saj, ku i pari në radhë ishte ‘Bangerz’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat