Loredana prezanton veturën e re luksoze të tipit ‘Mercedes G Wagon’

Mediale Vip

Loredana prezanton veturën e re luksoze të tipit ‘Mercedes G Wagon’

Më: 7 mars 2021 Në ora: 21:38
Loredana

Ajo është ndër rep-artistet më të njohura, që përmes muzikës ka debutuar në tregun gjerman.

Fjala është për Loredanën, e cila përmes imazheve dhe videove përshkruan jetën dhe karrierën profesionale.

Jeta luksoze që ajo ka në përgjithësi është tejet e dukshme, e sidomos dashuria që reperja ka në vetura.

Image

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë fotografi të reja nga vetura që ka blerë.

“Mercedes G Wagon” është marka që ajo ka zgjedhur, ndërsa çmimi i saj sillet mbi 100 mijë euro.

Ngjyra e makinës ishte bezhë, teksa Loredana shihej duke pozuar me një veshje plot stil.

Vlen të përmendet se Lori ka sfiduar veten edhe në një sferë tjetër, atë të biznesit, duke hapur një linjë të re për produkte të bukurisë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat